Nëpunësit policorë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit kanë privuar nga liria 15 persona për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, në përputhje me nenin 297-a të Kodit penal, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Prej tyre, tetë persona kanë vozitur pa patentë shoferi, nga të cilët katër janë të mitur, katër persona kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, një person ka vozitur përkundër ndalimit aktiv për drejtimin e automjetit, një person ka vozitur pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një person ka vozitur nën ndikimin e alkoolit, përkundër ndalimit aktive për drejtimin e automjetit.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të paraqiten kallëzime penale përkatëse. Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë denjësisht rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet motorik pa patentë shoferi, nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit, as nën ndikimin e alkoolit.
“Sjellja e përgjegjshme në komunikacion është obligimi yni i përbashkët dhe parakushti kryesor për siguri më të madhe të të gjithë qytetarëve”, shtojnë nga MPB-ja.


