Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Jared Leto thyen heshtjen pas akuzave tronditëse: “Nuk kam abuzuar kurrë…”

Press Online30 Korrik 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Aktori dhe muzikanti i njohur Jared Leto ka reaguar për herë të parë ndaj akuzave për abuzim seksual të ngritura kundër tij në dokumentarin e ri të BBC-së, duke i mohuar ato në mënyrë kategorike.

Dokumentari, me titull “Jared Leto: Hollywood’s Dark Secret”, përfshin dëshmitë e katër grave, të cilat pretendojnë se aktori 54-vjeçar i ka abuzuar seksualisht kur ato ishin ende adoleshente.

Në një deklaratë për revistën People, Leto i hodhi poshtë të gjitha pretendimet.

Nuk kam abuzuar seksualisht kurrë me askënd në jetën time. Këto pretendime janë absolutisht dhe kategorikisht të pavërteta

-u shpreh ai.

Sipas dokumentarit, njëra prej grave pretendon se kishte kryer marrëdhënie seksuale me frontmenin e grupit “Thirty Seconds to Mars” në shtëpinë e tij në Kaliforni, kur ajo ishte 17 vjeçe dhe Leto 34 vjeç. Duke qenë se mosha ligjore e pëlqimit në Kaliforni është 18 vjeç, ajo pretendon se ngjarja mund të përbënte përdhunim të një të miture.

Ajo rrëfen se aktori nuk dukej i shqetësuar për moshën e saj dhe pretendon se ai i kishte kërkuar ta thërriste “babi”, ndërsa ndihej e detyruar të sillej si një vajzë e vogël.

Një tjetër grua përshkruan një incident të dyshuar në banjën e një moteli, që sipas saj ndodhi kur ishte gjithashtu 17 vjeçe. Ndërsa një e tretë pretendon se Leto e kishte kërcënuar me dhunë fizike kur ajo ishte 19 vjeçe.

Dëshmia e katërt vjen nga një grua që pretendon se aktori e kishte kontaktuar dhe i kishte bërë telefonata me përmbajtje seksuale kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe. Sipas saj, gjatë një prej bisedave ai kishte sugjeruar edhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Përveç këtyre katër dëshmive, BBC intervistoi edhe gjashtë gra të tjera, të cilat folën për takimet që kishin pasur me Jared Leton gjatë viteve 2002–2016.

Në dokumentar dëshmojnë edhe disa ish-bashkëpunëtorë anonimë të grupit “Thirty Seconds to Mars”, të cilët pretendojnë se këngëtari u dërgonte mesazhe vajzave të mitura dhe i ftonte ato në skenë gjatë koncerteve.

Njëri prej tyre, i identifikuar me emrin “Brad”, i cili kishte qenë pjesë e turneve të grupit, e përshkroi Leton si “njërin nga njerëzit më të këqij për të cilët kam punuar ndonjëherë”.

Ai pretendon se anëtarët e stafit kishin për detyrë të zgjidhnin vajza nga publiku dhe t’i çonin në prapaskenë, ku Leto bisedonte me to në dhomën e zhveshjes, por nuk dha detaje se çfarë ndodhte më pas.

BBC ka bërë të ditur se Jared Leto nuk iu përgjigj kërkesës së saj për koment përpara publikimit të dokumentarit. Sipas medias britanike, rrëfimet e grave mbështeten edhe nga dëshmi të miqve dhe familjarëve të tyre, ndërsa në disa raste janë paraqitur fotografi dhe mesazhe që, sipas BBC-së, i mbështesin pretendimet.

Akuza të ngjashme ndaj aktorit ishin bërë publike edhe në qershor të vitit 2025, kur portali Air Mailpublikoi dëshmitë e nëntë grave që e akuzonin për sjellje të papërshtatshme. Edhe atëherë, disa prej tyre pretendonin se kishin qenë të mitura në kohën e ngjarjeve, ndërsa përfaqësuesit e Jared Letos i mohuan kategorikisht të gjitha akuzat.

Deri më tani, ndaj Jared Letos nuk është shpallur asnjë vendim gjyqësor lidhur me këto pretendime, të cilat ai vazhdon t’i mohojë plotësisht.

Previous ArticleMoti sot
Next Article Vazhdon beteja me flakët në Francë, qindra shtëpi të djegura dhe mbi 200 mijë të evakuuar

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.