Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Nuk je gati të dëgjosh përgjigjen time”/ Selin kritikon ashpër Brikena Selmanin?

Press Online30 Korrik 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka reaguar ndaj intervistës që Brikena Selmani zhvilloi me Greta Kazazin në emisionin “Top Arena”, duke shprehur hapur pakënaqësinë e saj për pyetjet dhe mënyrën se si u drejtua intervista.

E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Selin u ndal te momenti kur moderatorja e pyeti Gretën nëse ajo dhe ish-banorët e tjerë vazhdonin ende të flisnin për të edhe pas përfundimit të eksperiencës në reality show.

Sipas Selinit, është e rëndësishme që një person ta vlerësojë veten, por pa rënë në bindjen se gjithçka sillet rreth tij.

Është në rregull kur e vetëvlerëson veten tënde, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë. Nëse dikush më ka thënë se bota nuk rrotullohet rreth teje, i kam thënë që e imja rrotullohet rreth meje

-u shpreh ajo.

Megjithatë, ish-banorja tha se pyetja e Brikenës ishte e panevojshme dhe se kishte pritur një reagim tjetër nga Greta.

Çfarë nuk më ka ardhur mirë ishte një pyetje totalisht pa lidhje dhe më vjen keq që Greta nuk i dha përgjigjen që duhej

-deklaroi Selin.

Ajo shtoi se, nëse një pyetje e tillë do t’i ishte drejtuar asaj, nuk do të kishte hezituar t’i përgjigjej. Sipas saj, nuk kishte kuptim që moderatorja të pyeste një person tjetër për të, kur kishte pasur mundësinë ta bënte këtë drejtpërdrejt.

Nëse Brikena do të m’i kishte bërë mua ato pyetje, do t’i kisha dhënë përgjigjen. Nuk e di pse ajo zgjodhi të pyeste dikë tjetër. Në momentin që pyet dikë për mua, ndërkohë që mua më ke pasur aty dhe nuk më pyete, ose nuk je e gatshme ta dëgjosh përgjigjen time

-tha ajo.

Selin theksoi gjithashtu se nuk sheh asnjë arsye pse emri i saj duhet të vazhdojë të përmendet në bisedat e njerëzve me të cilët raporti i saj ka përfunduar.

Nuk ka vend për të folur nëpër tavolina për një person me të cilin kam pasur marrëdhënie për aq sa ka zgjatur

-u shpreh ajo.

Në fund, kritikat e saj u drejtuan edhe ndaj mënyrës së moderimit të Brikena Selmanit, për të cilën tha se mund ta kishte shfrytëzuar më mirë mundësinë që i ishte dhënë në ekran.

Mendoj që mund ta kishte shfrytëzuar më mirë moderimin. Nëse aspiron të bëhesh moderatore, minimalja që duhet të bësh është të studiosh. Të studiosh figura që kanë vite në moderim, televizionin dhe rolin e gazetarit

-deklaroi Selin.

Ajo zbuloi se edhe vetë ndjek vazhdimisht emisione dhe moderatorë të njohur për t’u përgatitur për atë që synon të bëjë në të ardhmen, duke shtuar se kishte disa elemente në moderimin e Brikenës që nuk i kishin pëlqyer.

Unë i përcjell të gjitha emisionet për atë që dua të bëj në të ardhmen, por nuk më kanë pëlqyer shumë gjëra

-përfundoi balerina.

Previous ArticleZyrtare: Zidane emërohet trajner i Francës
Next Article Уште 10 училници и спортска сала добива ООУ „Блаже Конески“

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.