Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Italia nuk njeh patentë shoferët e Maqedonisë! Shtetasit tanë mbeten në pritje të një marrëveshje dypalëshe

Press Online29 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shtetasit tanë që jetojnë në Itali po hasin në problem me patentët e shoferëve. Me ndërrimin e emrit të shtetit, nuk njihen lejet e vozitjes nga shteti italian dhe në mungesë të një marrëveshje të re, shumë mërgimtarë që punojnë atje rrezikojnë të humbasin vendet e punës. Ata që patentën e shoferit e kanë me emrin Maqedonia e Veriut, kanë një vit afat pas leje qëndrimit në Gadishullin Apenin, t’i konvertojnë ato në leje italiane, por kjo është e pamundur pa ujdi të re.

 “Pas një muaji e bëj një vit që jetoj si rezident në Itali dhe pastaj nuk kam të drejtë të vozis, të drejtoj makinë e as autobusë, asgjë. Ka gjoba të mëdha, konfiskimin e mjetit që drejton dhe kjo më bën problem se duhet të nis nga fillimi për të gjitha kategoritë që i kam pasur”, theksoi Besir Esati, shtetas i Maqedonisë në Itali.

Rreth 4 mijë qytetarë tanë që jetojnë në Itali kanë këtë problem, të cilët ankesat e tyre i kanë adresuar në Ambasadën e Maqedonisë në Romë. Ndërkohë, disa mërgimtarë po detyrohen të rimarrin na fillimi patentë shoferin në Itali, e cila po u kushton mjaft kohë dhe shpenzime.

 “Ambasada e Maqedonisë në Romë ka pranuar, besoj vetëm prej meje çdo dy javë përditësime nëse ka ndonjë ndryshim apo një zgjidhje, unë i thirri rregullisht. Por, paramendojeni 4 mijë persona që e kanë të njëjtin problem që e thirrin Ambasadën dhe na thotë se për momentin nuk mund të konvertohet dhe nuk na cakton asnjë datë  se kur do të ketë epilog”, deklaroi Besir Esati, shtetas i Maqedonisë në Itali.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës Italiane në Shkup me qëllim përshpejtimin e të gjithë procesit, i cili është mjaft kompleks, por zotohen që mosmarrëveshjet do të kapërcehen së shpejti.

MINISTRIA PUNËVE TË BRENDSHME:

“Po punojmë për lidhjen e një Marrëveshjeje dypalëshe për njohjen dhe shkëmbimin e lejeve të vozitjes me Republikën e Italisë. Janë duke u zhvilluar negociata për harmonizimin e tekstit të draftit të Marrëveshjes midis dy Qeverive, me Ministrinë e Brendshme që po bën përpjekje të mëdha për ta përfunduar atë sa më shpejt të jetë e mundur, gjë që do të arrinte një zgjidhje afatgjatë për qytetarët tanë që punojnë dhe banojnë në Republikën e Italisë.”

Edhe qytetarët e Maqedonisë që udhëtojnë si turistë për në Itali duhet të kenë një patentë ndërkombëtare ose një përkthim zyrtar në italisht, pasi vetëm patenta e Maqedonisë nuk vlen. Disa turistë kanë raportuar tashmë se kompanitë e makinave me qira kanë refuzuar t’u japin me qira një makinë sepse patenta e tyre nuk është njohur në sistem. Qytetarëve u këshillohet të marrin një patentë ndërkombëtare para se të udhëtojnë në Itali apo edhe në vendet tjera të BE  dhe të kontrollojnë kushtet me kompaninë nga e cila planifikojnë të marrin me qira një makinë.

Previous ArticlePamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas vetëm hi, banorët shpërthejnë në lot
Next Article Maska me ujë orizi që largon rrudhat

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.