Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani kërkon garantimin e kalimit të anijeve

Press Online26 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se është bërë “përparim” në diskutimet mes Iranit dhe Omanit, por nuk dha detaje të tjera.

Deklarata e tij erdhi pasi delegacioni i Omanit udhëtoi për në Teheran për bisedime lidhur me menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit.

Baghaei tha se ditët e fundit në Teheran janë zhvilluar “disa runde bisedimesh” ndërmjet zëvendësministrave të Jashtëm të Iranit dhe Omanit, gjatë të cilave të dyja palët “shkëmbyen pikëpamje mbi parimet e përbashkëta dhe mekanizmat operacionalë për menaxhimin e kalimit të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, duke respektuar të drejtat sovrane të dy shteteve”.

Megjithatë, ai shtoi se “aktualisht nuk ka pasur asnjë ndryshim në statusin e lundrimit përmes ngushticës”.

Irani dhe Omani janë dy shtetet që kufizohen me pjesën më të ngushtë të Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës rëndom kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz.

Menjëherë pas shpërthimit të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin në shkurt, Irani praktikisht ndaloi pjesën më të madhe të trafikut detar nëpër ngushticë, duke kryer sulme ndaj anijeve ndërkombëtare.

Sulmet ndaj anijeve në Hormuz kanë shkaktuar çrregullime në tregjet globale të energjisë dhe e kanë bërë rihapjen e kësaj rruge ujore jetike një nga çështjet kryesore të negociatave që pasuan mes SHBA-së dhe Iranit.

Javëve të fundit rinisën luftimet, pasi SHBA-ja e akuzoi Iranin për sulme ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit, sulme që zhbënë një marrëveshje armëpushimi që u arrit në muajin qershor.

SHBA-ja ka thënë se Irani po e përdor këtë ngushticë si mjet presioni, duke argumentuar se ajo është një korridor ndërkombëtar që mbrohet nga e drejta ndërkombëtare.

Previous ArticleПреземените мерки на Македониумот имаат исклучиво превентивна заштитна функција, се брани „Завод и музеј-Прилеп“
Next Article “E di që jam e preferuara jote”/ Luana vesh bluzën me mesazh, por…

Lajme të ngjashme

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI

“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim 32 orësh…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Grevë e përgjithshme në Itali, në rrezik transporti hekurudhor, shkollat e shëndetësia…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Italia ndryshon projektbuxhetin 2027, pension në moshën 64-vjeçare dhe lehtësi të reja fiskale për të rinjtë

19 Nëntor 2026 GLOBI

Fëmijët në Roblox, në rrezik/ Akuza ndaj platformës: Nuk mbron të miturit. Dy dëshmitarë rrëfejnë para Senatit

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.