Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mrekulli e Dinamos! Ekipi i Ilir Dajës eliminon Astanën, përmbysje e jashtëzakonshme!

Press Online16 Korrik 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Dinamo City ka siguruar një kualifikim të jashtëzakonshëm në raundin e dytë të UEFA Conference League 2026/27, pasi mposhti Astanan me rezultatin 4-1 në “Astana Arena”, duke përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë dhe duke fituar duelin me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Sfida nisi me epërsinë e vendasve. Në minutën e 23-të, Kažukolovas realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin Astanas dhe duke e vështirësuar edhe më shumë misionin e skuadrës shqiptare. Gjithçka ndryshoi në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 49-të, Kažukolovas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la Astanan me 10 lojtarë. Vetëm një minutë më pas, Bruno Dita barazoi shifrat nga pika e penalltisë, duke rikthyer Dinamon në garë.

Në minutën e 62-të, Hekuran Berisha, pas asistit të Manellarit, realizoi golin e dytë për Dinamo City, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes dhe duke barazuar gjithçka në totalin e dy përballjeve.

Koha e rregullt u mbyll me fitoren 2-1 të Dinamos, duke bërë që sfida të shkonte në shtesë. Në minutën e 93-të, Lorenco Vila, i asistuar nga Ismaili, shënoi golin që i dha epërsinë e kualifikimit skuadrës shqiptare.

Dinamo City nuk u ndal me kaq. Në minutën e 124-t, në sekondat e fundit të kohës shtesë, skuadra tiranase realizoi edhe golin e katërt, duke vulosur fitoren 4-1 dhe një kualifikim të madh në tokën kazake.

LEXO EDHE: “Argjentina mund 3-2 Spanjën”! Një ‘udhëtar i kohës’ shfaqet në Twitter, kishte parashikuar 5 vite më parë finalen e këtij Botërori!

Në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, Dinamo City do të përballet me fituesin e çiftit Sheriff Tiraspol – NK Aluminij, i cili do të përcaktohet pas ndeshjes së kthimit.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

ASTANA 1-4 DINAMO

24′(p) Islamkan – 50′(p) Dita, 61′ Berisha, 93′ Vila, 124′ Koma

LEXO EDHE: Botërori 2026/ Ja katër arsyet përse Angli – Francë vlen më shumë se një “finale e vogël”!

Previous ArticleSiljanovska-Davkova: Ndryshimet kushtetuese nuk janë garanci se nuk do të shfaqen pengesa të reja në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së
Next Article A ka vërtet berberina përfitime?! Ja çfarë thotë shkenca…

Lajme të ngjashme

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

24 Nëntor 2026 SPORT

Tetë sulmuesit që Luis Enrique po i mban nën vëzhgim për afatin kalimtar të janarit

24 Nëntor 2026 SPORT

“Messi turk” njofton pensionimin e përkohshëm nga futbolli në moshën 29-vjeçare

24 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho e do yllin e Bundesligës te Real Madridi

24 Nëntor 2026 SPORT

Arsenali përgatit pesë goditje në afatin e janarit, në listë edhe ylli që kushton mbi 80 milionë euro

24 Nëntor 2026 SPORT

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

23 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin…

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN njoftoi sot se një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e…

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim zyrtar…

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi merr pjesë sot në Tiranë…

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Maqedonia është më ndryshe se sa para dy vjetëve. Krijojmë zgjidhje që…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.