Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

23 Nëntor 2026

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mesazhi i Antonelës për Messin pas triumfit të Argjentinës na emeocionoi të gjithëve!

Press Online16 Korrik 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Antonela Roccuzzo ka ndarë emocionet e saj pas kualifikimit të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës, duke i kushtuar një mesazh të veçantë bashkëshortit të saj, Lionel Messi, pas fitores dramatike 2:1 ndaj Anglisë.

Bashkëshortja e kapitenit argjentinas e ndoqi ndeshjen nga tribunat e stadiumit Mercedes-Benz në Atlanta, e shoqëruar nga tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro, të cilët mbanin veshur fanellat e kombëtares së Argjentinës.

Në një postim në Instagram, Antonela publikoi disa momente nga mbrëmja festive dhe shkroi:

Faleminderit Zotit! Shkojmë në finale

-një mesazh që u prit me entuziazëm nga ndjekësit dhe grumbulloi mbi 2.4 milionë pëlqime brenda pak orësh.

Ajo ndau gjithashtu disa fotografi personale nga stadiumi, mes tyre edhe një selfie të realizuar pak para fillimit të sfidës.

Në një InstaStory, Antonela i kushtoi Messit një dedikim plot dashuri, duke shkruar:

Jam jashtëzakonisht krenare për ty, të dua

-mesazh që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Argjentina siguroi biletën për në finalen e Botërorit pas një përmbysjeje dramatike ndaj Anglisë dhe tani do të përballet me Spanjën në ndeshjen që do të vendosë kampionin e ri të botës.

Për Lionel Messin, finalja përfaqëson një tjetër mundësi historike për të fituar titullin e dytë radhazi kampion bote, pas triumfit të madh në Katar në vitin 2022. Argjentina ka ngritur më parë trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror edhe në vitet 1978 dhe 1986.

Gjatë gjithë turneut, Antonela ka qenë një nga mbështetëset më të zjarrta të kapitenit argjentinas, duke mos munguar në tribunë në ndeshjet më të rëndësishme.

Historia e dashurisë mes Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzos është një nga më të njohurat në botën e sportit. Ata njihen që nga fëmijëria, nisën lidhjen romantike në vitin 2005 dhe kurorëzuan dashurinë me martesë më 30 qershor 2017 në qytetin e tyre të lindjes, Rosario. Sot janë prindër të tre djemve: Thiago, Mateo dhe Ciro.

Previous ArticleBay T shijon verën, pozat me bikini marrin gjithë vëmendjen
Next Article Maqedonia e Veriut dhe Gjermania drejt bashkëpunimit më të ngushtë ushtarak

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë sot në…

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë…

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Irani ka lëshuar më shumë dronë dhe raketa gjatë javës së fundit,…

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet…

“Getaway”: Vjosa, udhëtim turistik mes peizazheve lumore, burimeve termale dhe trashëgimisë historike

Press Online23 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Lumi Vjosa ofron mundësi të shumta për të eksploruar natyrën dhe peizazhet…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.