Nga shtatori mund të nisë zbatimi i shportës mesatare konsumatore

featured
Press Online
15 Korrik 2026, 14:15

Shporta mesatare konsumatore është përpunuar, miratuar dhe pranuar nga Këshilli ekonomik- social, por të dhënat janë duke u harmonizuar me Entin Shtetëror të Statistikës. Pres që nëse harmonizohemi, të fillojmë ta zbatojmë nga shtatori, tha sot zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit të punës në Odën ekonomike, Risteski theksoi edhe një herë se shporta mesatare e konsumatorit nuk është ekuivalencë e shportës minimale të konsumatorit.

“Të përsëris për të satën herë se shporta mesatare e konsumatorit nuk është ekuivalencë e shportës minimale konsumatore, e cila nuk është minimale, ajo publikohet nga sindikatat sipas disa parametrave të tyre. Kjo shportë do të jetë e dobishme për ne për të zhvilluar politika të shëndosha ekonomike, për të miratuar ligje, vendime dhe masa të shëndosha, bazuar në të dhëna statistikore të përpunuara mirë”, nënvizoi Risteski.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter