Casinos Austria International Maqedoni investon 6,6 milionë denarë në arsim

featured
Press Online
15 Korrik 2026, 10:46

Casinos Austria International Maqedoni vazhdon të investojë në projekte që krijojnë vlerë të qëndrueshme për komunitetin lokal. Me një donacion prej 6.690.600 denarësh, kompania ka rikonstruktuar tërësisht terrenin multifunksional sportiv në kuadër të Shkollës Fillore Komunale “Goce Delçev” në Vinicë, duke krijuar një hapësirë moderne, të sigurt dhe funksionale për sport dhe rekreacion.

Në kuadër të rikonstruksionit, sipërfaqja e amortizuar e asfaltit është zëvendësuar me një shtresë moderne gome tartan, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet për zhvillimin e mësimit të edukatës fizike, si dhe për aktivitetet sportive të nxënësve dhe të rinjve të komunës.

“Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj Casinos Austria International Maqedoni, e cila, si kompani me përgjegjësi shoqërore, iu përgjigj kërkesës sonë dhe bëri të mundur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. Falë këtij donacioni, kemi fituar një terren sportiv modern dhe të sigurt, ku nxënësit do të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive, do të ndërtojnë shprehi të shëndetshme dhe do të kultivojnë frymën sportive. Ky hapësirë do t’u shërbejë jo vetëm nxënësve të shkollës sonë, por edhe të rinjve të gjithë komunës,” deklaroi drejtori i SHFK “Goce Delçev” në Vinicë, Dejan Mihajllov.

Përgjegjësia shoqërore është një nga shtyllat themelore të veprimtarisë së Casinos Austria International Maqedoni. Me këtë investim, kompania edhe një herë konfirmon përkushtimin e saj për të krijuar kushte ku të rinjtë do të rriten, do të merren me sport dhe do të zhvillojnë potencialin e tyre në një mjedis të sigurt dhe bashkëkohor.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter