FIFA përgatit një super spektakël për finalen e Kupës së Botës – kush nga artistët do të performojë?

featured
Press Online
15 Korrik 2026, 09:31

FIFA ka zbuluar një pjesë të programit të ceremonisë përmbyllëse të Kupës së Botës, e cila do të mbahet më 19 korrik në New Jersey, para ndeshjes finale.

Organizatorët kanë premtuar një spektakël që do të bashkojë muzikën, sportin dhe kulturën.

Në skenë do të ngjiten Laura Pausini, Nicole Scherzinger dhe Robbie Williams, ndërsa këngëtarja Jennifer Hudson do të interpretojë himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

 Nicole

Pjesë e programit do të jetë edhe ylli i YouTube, IShowSpeed, kënga e të cilit “Champions” është përfshirë në albumin zyrtar të Kupës së Botës.

FIFA ka konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen e aktorit të njohur Tom Cruise, megjithëse roli i tij në ceremoni ende nuk është bërë i ditur.

Ceremonia do të zhvillohet pak para fillimit të finales së madhe, e cila shënon edhe përfundimin e edicionit të parë të Kupës së Botës me 48 kombëtare pjesëmarrëse.

 Laura

Turneu u organizua nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Drejtori operativ i Kupës së Botës, Heimo Schrigi, tha se ceremonia synon të ndërthurë futbollin, muzikën dhe kulturën, duke ofruar një mbyllje madhështore të turneut.

 Robbie

Ai u bëri thirrje tifozëve të mbërrijnë në stadium të paktën katër orë përpara fillimit të ndeshjes, derisa FIFA ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të zbulojë edhe artistë dhe të ftuar të tjerë.

Finalja e Kupës së Botës do të luhet të dielën, më 19 korrik, duke nisur nga ora 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore, gjersa për trofeun do të përballen fituesit e gjysmëfinaleve Francë–Spanjë dhe Argjentinë–Angli.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter