“Cell”: Hormoni i rritjes i tregon trurit kur të zgjohet

featured
Press Online
15 Korrik 2026, 11:36

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Cell ka zbuluar se marrëdhënia mes gjumit dhe hormonit të rritjes është dykahëshe, shkruan corriere.it.

Jo vetëm që gjumi i thellë nxit çlirimin e hormonit të rritjes, por edhe vetë ky hormon i sinjalizon trurit se kur është koha për t’u zgjuar.

Deri më tani besohej se hormoni i rritjes ishte thjesht një produkt i gjumit, i domosdoshëm për riparimin e muskujve, kockave dhe indeve.

Megjithatë, studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley kanë zbuluar se ai luan edhe një rol aktiv në rregullimin e ciklit gjumë-zgjim.

Për të arritur në këtë përfundim, shkencëtarët studiuan një zonë të hipotalamusit, pjesa e trurit që kontrollon funksione jetësore si gjumi.

Ata identifikuan dy grupe neuronesh: njëri prodhon GHRH, substancën që stimulon çlirimin e hormonit të rritjes, ndërsa tjetri prodhon somatostatinën, e cila e frenon atë.

Duke përdorur teknikën e optogjenetikës, që lejon aktivizimin e neuroneve me impulse drite, studiuesit arritën të vëzhgonin në kohë reale mënyrën se si ky qark nervor funksionon gjatë gjumit natyror dhe si ndikon në kalimin nga gjumi në gjendjen e zgjimit.

Sipas autorëve, ky zbulim ofron një kuptim të ri mbi mekanizmat që kontrollojnë gjumin dhe mund të hapë rrugën për trajtime më të avancuara të çrregullimeve të gjumit dhe sëmundjeve metabolike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter