Prej sonte rriten çmimet e karburanteve

featured
Press Online
13 Korrik 2026, 13:21

Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi se nga sonte do të rriten çmimet e derivateve të naftës, veçanërisht çmimi i dizelit, përcjell TV21. Në mesnatën e sotme, çmimet e karburanteve do të rriten mesatarisht për 3.59%.

Çmimet e benzinave do të rriten për 1.5 denarë për litër, kështu që një litër EUROSUPER-95 do të shitet me çmim prej 87.00 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER-98 do të kushtojë 89.00 denarë.

Çmimi i dizelit do të rritet dukshëm më shumë, përkatësisht për 5.5 denarë. Me rritjen e re, një litër EURODIZEL do të shitet me çmim prej 88.00 denarë.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë rritet për 4,5 denarë për litër dhe nga mesnata do të shitet për 86.00 denarë për litër.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter