Diego Forlan trajner i ri i Uruguajit, firmos kontratë 9-mujore!

featured
Press Online
13 Korrik 2026, 09:42

Diego Forlan është trajneri i ri i kombëtares së Uruguajit. Ish-sulmuesi i njohur do të marrë vendin e argjentinasit Marcelo Bielsa, i larguar pas dështimit në Botërorin 2026.

Uruguaji bëri një paraqitje zhgënjyese në këtë Kupë Bote, duke u eliminuar që në fazën e grupeve. Skuadra amerikano-latine pati probleme në fushë dhe jashtë saj, me përplasje mes trajnerit Bielsa dhe disa prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Forlan ka firmosur një kontratë për 9 muaj, deri në mars të 2027-ës. Më pas, nëse rezultatet do të jenë pozitive do të diskutohet për qëndrimin e mëtejshëm të ish-sulmuesit të Manchester United dhe Vilarreal. Ai do të vazhdojë të drejtojë njëkohësisht edhe skuadrën U-20 të Uruguajit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter