Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

TURI I FRANCËS/ Tadej Pogaçar bën diferencën, rrëmben fanellën e verdhë!

Press Online11 Korrik 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Është sërish Tadej Pogaçar ai që bën diferencën. Kampioni i botës fitoi etapën e gjashtë të Turit të Francës 2026, një itinerar prej 186 kilometrash nga Pau drejt Gavarnie-Gèdre.

Një provë force nga çiklisti slloven, i cili shkëlqeu në malore, duke dominuar ndaj rivalëve për të marrë edhe fanellën e verdhë të liderit të renditjes së përgjithshme. Etapa nisi me disa tentativa arratisjeje nga Victor Campenaerts, Huub Artz dhe Mads Pedersen, por pelotoni nuk lejoi krijimin e një diference të madhe dhe i neutralizoi ata rreth 100 kilometra para finishit. Më pas Ben O’Connor provoi një sulm të vetëm, por edhe ai u kap në ngjitjen e Col d’Aspin.

Në ngjitjen legjendare të Tourmalet, 43 kilometra nga mbërritja, Pogaçar ndërmori sulmin vendimtar. Fillimisht vetëm Isaac Del Toro arriti ta ndiqte, por fituesi në fuqi i Turit rriti ritmin dhe u shkëput edhe prej tij. Jonas Vingegard tentoi të mbante kontaktin, por nuk arriti t’i përgjigjej ritmit të sllovenit. Pogaçar bëri diferencën në zbritjen e Tourmalet, ku rriti ndjeshëm avantazhin, dhe e konsolidoi atë edhe në ngjitjen e fundit drejt Gavarnie-Gèdre. Ai kaloi vijën e finishit me më shumë se dy minuta e 40 sekonda përpara rivalit të tij kryesor, Vingegard. Pas tyre, Isaac Del Toro fitoi sprintin për vendin e tretë ndaj Remco Evenepoel, ndërsa grupi i ndjekësve mbërriti tre minuta pas fituesit.

LEXO EDHE: TURI I FRANCËS/ Koij triumfon në sprint, Traen mban fanellën e verdhë!

Me këtë sukses, Pogaçar regjistroi fitoren e dytë personale në Turin e Francës 2026 dhe të tretën për skuadrën e Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë edicion. Slloveni numëron tashmë 23 fitore etape në karrierën e tij në garën më prestigjioze çiklistike në botë, duke dhënë një tjetër sinjal të fortë se mbetet favoriti kryesor për triumfin përfundimtar. Sot do të jetë radha e etapës së shtatë, HagetmauBordeaux (175.1km), një garë e karakterit fushor që do të thërrasë në apel sprintierët.

Previous ArticleGjyshja ia bëri këtë të mirë të madhe Shyhrete Behlulit
Next Article 7 shenja që tregojnë se martesa juaj po shkon drejt fundit, edhe nëse ende nuk e keni kuptuar!

Lajme të ngjashme

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin!

19 Nëntor 2026 SPORT

Merr fund makthi që po zgjat pothuajse 1 vit, Medon Berisha sheh fritë në fund të tunelit!

19 Nëntor 2026 SPORT

Tetë vite pas festimit historik me shqiponjë, Shaqiri: Ishte emocion, jo politikë!

19 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në dyshim, Milan e vëzhgon

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.