Daniela Dimovska zgjidhet kryetare e Gjykatës Penale në Shkup

featured
Press Online
08 Korrik 2026, 11:46

Gjykatësja Daniela Dimovska është zgjedhur kryetare e Gjykatës Themelore Penale në Shkup në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor

Vendimi është marrë pas procedurës së zhvilluar përmes shpalljes publike, në të cilën aplikime kanë dorëzuar dy kandidatë – Daniela Dimovska, gjyqtare dhe ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Themelore Penale në Shkup, dhe Ivica Stefanovski, gjyqtar në të njëjtën gjykatë.

Kryetari i Komisionit për përzgjedhje, Ivica Nikollovski, informoi se të dy aplikimet kanë qenë të rregullta dhe kandidatët i kanë kaluar testimet dhe intervistat e parashikuara. Pas miratimit të raportit dhe zhvillimit të votimit, Dimovska u zgjodh kryetare e gjykatës.

Dimovska një vit më parë ishte zgjedhur ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Më herët, ajo ishte gjyqtare në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në të njëjtën gjykatë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter