Ekskavatori shemb një pjesë të shtëpisë derisa familja ishte duke fjetur

featured
Press Online
08 Korrik 2026, 11:43

Një incident i pazakontë ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm në Shtip, ku pronari i një shtëpie familjare ka denoncuar se një pjesë e shtëpisë së tij është dëmtuar pasi makineria ndërtimore ka filluar rrënimin derisa ai dhe familja e tij ndodheshin brenda në objekt.

​Sipas dëshmisë së tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, kur një eskavator ka mbërritur para shtëpisë dhe me kovën e tij ka goditur dy herë në murin e objektit, ndërsa familja ishte duke fjetur.
​Nga goditjet është dëmtuar një pjesë e shtëpisë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh te anëtarët e familjes.

​Pronari Xhengiz, në një deklaratë për TV M Net, ka thënë se ishte i tronditur nga ngjarjet dhe se nuk priste një zhvillim të tillë. Ai vuri në dukje se nuk do të lejojë largimin e pjesës së dëmtuar të murit derisa të kryhet këqyrja e vendit të ngjarjes dhe të dokumentohet gjendja në terren.

​Xhengiz pretendon se shtëpia është e ndërtuar në mënyrë legale dhe se nuk bëhet fjalë për ndërtim pa leje. Rasti pritet të zbardhet pas verifikimeve dhe inspektimeve të kryera.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter