KQZ mblidhet nesër, pritet certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

featured
Press Online
07 Korrik 2026, 16:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë të mërkurën, më 8 korrik, duke filluar nga ora 11:00, mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 7 qershor.

Kjo për Dukagjinin u bë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se certifikimi i rezultateve është pika kryesore e rendit të ditës.

Sipas Elezit, mbledhja është caktuar pasi Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion në procesin paszgjedhor.

Me certifikimin e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja përmbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter