“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla ndan videon, ironizon protestuesit

featured
Press Online
07 Korrik 2026, 03:16

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar pjesëmarrësit.

Ai publikoi një video me flamingo dhe tha se protesta tashmë i përket kreut të PD Sali Berisha, me protestues që kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“KJO TANIMË ËSHTË PROTESTA E SALIUT

Protesta nuk është më e flamingove! Flamingot e bukur i kanë zëvendësuar prurjet e kënetës opozitare, shtuar këtu për fundjavat e plazhit edhe sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore”, shkruan Balla.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter