“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me pamje nga qendra

featured
Press Online
07 Korrik 2026, 02:35

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim, ku ironizon protestën e sotme në Tiranë.

Me anë të referentit të këngës “Tirona” të kënduar nga ai në vitin 2003 kur kryeministri Edi Rama në atë kohë kandidonte për mandatin e dytë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Në postimin e tij Rama e shoqëron dhe me dy foto, në njërën janë protestuesit, e në krahun tjetër qytetarët e mbledhur në “Fun Zone” duke ndjekur ndeshjet e finaleve të Kupës së Botës.


Postimi i Ramës:

🔴Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit❤️

🎼Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës

E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës

Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,

e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit🎸⚽️🎺👺🎯🥁♟️🤡🪗🎹🦩😍🎲👿🎱👻🫶💄💋👠👜🐸🐦‍⬛🦄🌷🌔🛞

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter