Netanyahu vizitë në Uashington, pritet takim me Trump

featured
Press Online
05 Korrik 2026, 17:35

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu planifikon të vizitojë Uashingtonin të hënën e ardhshme për një takim me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas CNN, në qendër të bisedimeve do të jenë programi bërthamor i Iranit, një marrëveshje e re sigurie mes SHBA-së dhe Izraelit, si dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Marrëveshja aktuale e ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin, që parashikon 3.8 miliardë dollarë në vit, skadon në vitin 2028, ndaj pritet të diskutohet edhe një kornizë e re bashkëpunimi mes dy vendeve.

Në axhendë pritet të jetë edhe normalizimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite, një objektiv që administrata Trump e ka konsideruar prioritet.

Megjithatë, Riadi ka përsëritur se nuk do të ecë drejt një marrëveshjeje me Izraelin pa një rrugë të besueshme për krijimin e një shteti palestinez. Netanyahu dhe Trump zhvilluan një bisedë telefonike të premten, gjatë së cilës ranë dakord të organizojnë një takim në të ardhmen e afërt.

Dy liderët nuk janë takuar personalisht që nga përfundimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter