Ylber Ramadani largohet nga Lecce, mesfushori kuqezi do të luajë sezonin e ardhshëm në Turqi

featured
Press Online
05 Korrik 2026, 13:57

Ylber Ramadani është shumë pranë mbylljes së aventurës së tij me Leçen. Sipas raportimeve të Sky Sport, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Çorum FK, skuadër që do të garojë në elitën e futbollit turk.

Pas tre sezonesh në Serie A, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të besueshëm të mesfushës së Leçes, Ramadani duket gati për një sfidë të re. Largimi i tij pritet të lërë një boshllëk të rëndësishëm në repartin e mesfushës, duke detyruar klubin italian të kërkojë një zëvendësues në merkaton e verës.

Gjatë qëndrimit në Itali, Ramadani u dallua për disiplinën taktike, shpirtin luftarak dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje, duke qenë një nga shtyllat e skuadrës në betejën për mbijetesë.

Vendimi për t’u larguar lidhet me dëshirën e futbollistit shqiptar për të provuar një kampionat të ri dhe për të marrë më shumë përgjegjësi në një projekt të ri sportiv.Edhe për Leccen ky operacion mund të vlerësohet tepër I suksseshëm, pasi klubi nga jugu i Italisë do të përfitojë 1 mln euro, për mesfushorin kuqezi, kontrata e të cilit do të skadonte vitin e ardhshëm.

Pas sfidave të vazhdueshme për mbijetesë në Serie A, objektivi i Ramadanit është të nisë një kapitull të ri në Turqi, me ambicien për të arritur suksese më të mëdha dhe për të konfirmuar edhe një herë vlerat e tij në arenën ndërkombëtare.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter