Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zbulohen detaje nga dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce? Betimet prekëse dhe atmosfera luksoze…

Press Online5 Korrik 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Vetëm pak orë pasi Taylor Swift dhe Travis Kelce i thanë “po” njëri-tjetrit në ceremoninë e shumëpërfolur në Madison Square Garden, kanë nisur të dalin në dritë detaje të reja nga dasma madhështore që mblodhi rreth 1.000 të ftuar, mes familjarëve, miqve të ngushtë dhe emrave më të njohur të botës së artit, sportit dhe biznesit.

Sipas Daily Mail, një nga momentet që preku më shumë të pranishmit ishin betimet e çiftit, të cilat u cilësuan si zemra e ceremonisë.

Mes të ftuarve ishte edhe drejtori ekzekutiv i AMC, Adam Aron, i cili ndau përshtypjet e tij në një postim në rrjetin X, i cili më vonë u fshi.

Ai i përshkroi betimet e Taylor dhe Travis si “të gjata, argëtuese, personale, simpatike, emocionale, të guximshme dhe plot dashuri”, duke zbuluar se çifti rrëfeu historinë e njohjes së tyre, arsyet pse vendosën të ndërtonin jetën së bashku, si edhe premtimet që i bënë njëri-tjetrit dhe familjeve të tyre për të ardhmen.

Aron tregoi gjithashtu se Madison Square Garden ishte transformuar tërësisht për këtë rast, me një dekor elegant në nuanca pjeshke dhe të bardhë. Ambienti ishte zbukuruar edhe me fotografi gjigante të Taylor dhe Travis nga fëmijëria dhe adoleshenca, duke i dhënë ceremonisë një atmosferë tepër personale.

Sipas tij, Travis Kelce u shfaq me një smoking të bardhë elegant, ndërsa Taylor Swift mahniti të gjithë me një fustan nusërie të bardhë me bisht të gjatë dhe një vello klasike.

Pas përfundimit të ceremonisë, festa vijoi me një pritje luksoze me temën “Kopshti Sekret”, ku të ftuarit shijuan performanca muzikore, dekor spektakolar dhe një atmosferë festive që zgjati deri në orët e vona.

Në fund, Adam Aron e përshkroi të gjithë organizimin si “gëzim të pastër dhe të vërtetë”, duke shtuar se në një kohë plot ndarje e tensione, ceremonia e Taylor Swift dhe Travis Kelce ishte një kujtesë se dashuria vazhdon të bashkojë njerëzit.

Previous ArticleIrani: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
Next Article Formula 1/ “Zgjohet” Kimi Antonelli, talenti italian lë pas Hamilton dhe fiton Sprintin e Britanisë

Lajme të ngjashme

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Gjykata hap hetim ndaj Julio Iglesias për abuzim seksual, dy ish-punonjëse e denoncojnë!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa flet për fëmijërinë: “Shqipja gjuha ime e parë…”

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Chiara Ferragni zbulon anën e errët të martesës me Fedez: “Kishte mëngjese që…”

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

“Lidhja mund të funksionojë por…”/Xhonatan Islami: Do ishte avantazh nëse të dy do ishim të apasionuar pas adrenalinës!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.