Rusia njoftoi mbrëmjen e djeshme se ka marrë nën kontroll qytetin Kostjantinivka në lindje të Ukrainës, një pozicion i fortifikuar i ushtrisë ukrainase.
“Konstantinivka është marrë plotësisht. Qyteti tani është nën kontrollin tonë të plotë”, deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai shtoi gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin ka biseduar për këtë çështje me zyrtarë ushtarakë.
Beteja për këtë qytet, i cili kishte rreth 78.000 banorë para luftës, kishte nisur në fund të vitit 2025, kur trupat ruse filluan të depërtojnë në zonën urbane. Për muaj të tërë, Rusia i kishte përqendruar aty përpjekjet e saj, në një front prej mbi 1.000 kilometrash.
Kostjantinivka ndodhet në rrugën që çon drejt qyteteve të mëdha Kramatorsk dhe Sloviansk, marrja e të cilave është objektivi kryesor i Kremlinit në Donbas.
Sipas Peskovit, Putin ka shkuar në një qendër komande të ushtrisë ruse, ku ka dëgjuar raportin e shtabit të përgjithshëm dhe ka falënderuar ushtarët rusë.
Të paktën tre persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga një bombardim masiv rus në qendër të qytetit Sumy, në veri të Ukrainës, tha guvernatori i rajonit përkatës, Oleh Hryhorov.
Mes të plagosurve ka edhe fëmijë.






