Gjobitet me 200 euro një person në Prishtinë pasi hodhi mbeturina në rrugë

featured
Press Online
03 Korrik 2026, 19:10

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka gjobitur me 200 euro një person që u kap duke hedhur mbeturina në një hapësirë publike.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook, ku theksohet se ndotja e qytetit përbën jo vetëm papërgjegjësi qytetare, por edhe shkelje që ndëshkohet sipas rregullave në fuqi.

“Kontrollet do të vazhdojnë rregullisht dhe do të merren masa ndaj të gjithë atyre që dëmtojnë hapësirat publike. Ta mbajmë qytetin të pastër është përgjegjësi e secilit prej nesh”, thuhet në njoftim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter