AKB reagon për rastin e qumështores Vita, Shahini e quan goditje të drejtpërdrejtë ndaj prodhimit vendor

featured
Press Online
03 Korrik 2026, 12:20

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me situatën e krijuar rreth qumështores Vita, duke shprehur shqetësim për pasojat që, sipas saj, mund të ketë ky rast në prodhimin vendor dhe ekonominë e vendit.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, e cilësoi zhvillimin si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj industrisë vendore, duke bërë thirrje për mbrojtjen e prodhuesve lokalë.

“Është një goditje direkte ndaj prodhimit vendor dhe ekonomisë. Ne e perserisim qarte: një shtet qe nuk mbron prodhimin vendor, mbetet i varur nga importi”, ka thënë Shahini.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter