Taylor Swift dhe Travis Kelce, historia e dashurisë që pushtoi botën!

featured
Press Online
03 Korrik 2026, 01:24

Taylor Swift dhe Travis Kelce vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar në botën e showbizit, ndërsa raportimet e fundit sugjerojnë se dyshja mund të kurorëzojë shumë shpejt dashurinë.

Sipas mediave ndërkombëtare, çifti pritet të organizojë ceremoninë e martesës këtë fundjavë në Madison Square Garden në New York, një prej arenave më ikonike në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, as Taylor dhe as Travis nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këto raportime, duke ruajtur diskrecionin për jetën e tyre private.

Historia e tyre e dashurisë nisi në verën e vitit 2023, kur ylli i NFL-së mori pjesë në koncertin e Taylor Swift në Kansas City. Kelce zbuloi më vonë se kishte tentuar t’i dhuronte këngëtares një byzylyk miqësie me numrin e tij të telefonit, por nuk kishte arritur ta takonte.

Rrëfimi i tij u bë viral dhe tërhoqi vëmendjen e artistes, duke shënuar fillimin e njohjes së tyre.

Pak muaj më vonë, në shtator 2023, Taylor konfirmoi indirekt romancën, kur u shfaq në tribunat e stadiumit duke ndjekur një ndeshje të Kansas City Chiefs dhe duke festuar me entuziazëm performancën e Travisit.

Që prej asaj kohe, çifti është parë shpesh së bashku. Taylor ka udhëtuar në disa qytete për të mbështetur partnerin në ndeshjet e NFL-së, ndërsa Travis ka qenë pranë saj edhe gjatë angazhimeve muzikore.

Gjatë vitit 2024, marrëdhënia e tyre u bë edhe më e fortë, duke i kthyer në një nga çiftet më tëndjekur në rrjetet sociale. Fansat u vendosën nofkën “Tayvis”, ndërsa çdo dalje e tyre publike u shndërrua në lajm.

Ndërkohë, spekulimet për një martesë janë shtuar javët e fundit. Megjithëse raportimet flasin për plane konkrete, çifti nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare, duke lënë fansat në pritje të konfirmimit për një nga ngjarjet më të përfolura të vitit në botën e showbizit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter