Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë të sponsorizuar? Ish-deputeti zbardh detaje

featured
Press Online
03 Korrik 2026, 01:20

I ftuar në emisionin QUO VADIS në Vizion Plus, ish-deputeti socialist Piro Lutaj u ndal te sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë dhe vendimi i qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Sipas tij, një vendim i tillë nuk mund të merret mbi bazën e hamendësimeve, por mbështetet në materiale dhe prova të siguruara nga institucionet përkatëse.

I pyetur nëse një vendim i tillë mund të përshkallëzojë konfliktet, Lutaj tha se mbrojtja e interesave të vendit duhet të jetë prioritet. Ish-deputeti shtoi se çështje të tilla trajtohen nga institucionet kompetente dhe në koordinim me shërbimet inteligjente.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Flasim herë pas here për sulmet kibernetike ndaj sistemeve në Shqipëri dhe pati një veprim të qeverisë ndaj Iranit disa muaj më parë duke u bërë Shqipëria vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara me një distancë kohe. Ishte vendimi i drejtë sipas jush? Ishte i nevojshëm në këtë moment? Mund të mos ta ndërmerrnim ne atë? Si vjen ky vendim?

Piro Lutaj: Nëpër studio televizive është kollaj ta japësh opinionin pa u menduar, por jam i bindur që një vendim i tillë është marrë në bazë të materialeve dhe të provave që kanë qenë. Nuk është një veprim i thjeshtë, por është një veprim që besoj është marrë në bazë të materialeve dhe të veprimeve konkrete që janë bërë.

Borakaj: A nxit ky një konflikt? a i hedh benzinë zjarrit një vendim i tillë apo jo?

Piro Lutaj:  Gjithsecili do mbajë qëndrimin e vetë. Kjo nuk do të thotë, pse mund të agravohen marrëdhëniet, ne të lëshojmë dhe të pranojmë që brenda territorit tonë të kryhen veprime për të dëmtuar reputacionin dhe qeverisjen e vendit.

Borakaj: Ky është një mendim që merret brenda institucioneve shqiptare apo koordinohet dhe me partnerë ndërkombëtarë nëse duhet apo jo ndërmarrë një veprim i tillë?

Piro Lutaj: Këto janë mënyra se si organizohen dhe funksionojnë shërbimet inteligjente, qoftë të vendit, qoftë të rajonit.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter