Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk do të lejojë askënd, pavarësisht partisë politike, ta etiketojë në këtë mënyrë, duke theksuar se këto pretendime janë të pavërteta dhe fyese.
Ajo në Debat Plus u shpreh se gjatë karrierës së saj politike ka bërë të kundërtën e këtyre akuzave dhe se për çdo shpifje dhe ofendim do të angazhohen institucionet e drejtësisë.
“Dhe nuk do të lejojë kurrë, asnjëherë askush, pavarësisht cilës parti i takon times apo tjetrës që të dalë dhe të më shpallë mua tradhtare apo shitëse të territorit të vendit tim sepse unë e kam bërë pikërisht të kundërtën dhe për këto gjëra që i kanë thënë dhe shumë e shumë ofendime dhe shpifje që janë bërë natyrisht që janë institucionet e drejtësisë do të merremi andaj jashtë politikes”, ka deklaruar ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=Edo1yL-bvv8






