VLEN do të udhëheq me tri ministri të reja, atë të Drejtësisë, Kulturës dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Për ministër të Drejtësisë, VLEN do ta propozojë Jeton Shasivarin i cili është profesor i së drejtës kushtetuese në UEJL, ndërsa për ministër të Kulturës do të jetë Sedat Sulejmani, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit.
Me ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive pritet të propozohet Agron Ferati, ndërkohë që do të vazhdojë ta ketë zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrinë për Integrime Evropiane, digaster që do ta udhëheq sërish Bekim Sali.
Muhamet Hoxha do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Mjedisit Jetësor, ndërsa Besar Durmishi do të vazhdojë të udhëheqë me Ministrinë e Ekonomisë.






