Makasqi për vrasjen e imamit në Dragash: Eskalimi i dhunës dhe mungesa e kontrollit të emocioneve po çojnë në tragjedi

featured
Press Online
30 Qershor 2026, 17:54

Kriminologia, Dita Makasqi, vlerëson se rritja e numrit të vrasjeve në vend është shqetësuese.

Makasqi, e ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se rastet e fundit në Gjakovë, Prizren dhe tani në Dragash tregojnë një përshkallëzim shqetësues të dhunës dhe agresivitetit, që në shumë raste përfundojnë me pasoja fatale.

“Fatkeqësisht kemi raste të përsëritura në një periudhë të shkurtër kohore në disa qytete të Kosovës. Ka qenë më herët në një lagje në Gjakovë, pastaj në Prizren, tani edhe në Dragash. Arsyeja pse po vjen deri te këto raste është se konfliktet po përshkallëzohen. Agresiviteti i lartë i njerëzve dhe eskalimi i dhunës po përfundon me tragjedi, ndërsa mungon menaxhimi i emocioneve nga ana e personave të përfshirë”, deklaroi Makasqi.

Ajo shtoi se konfliktet, në shumë raste, kanë ekzistuar edhe më herët, por nuk janë parandaluar apo raportuar me kohë.

“Konfliktet kanë qenë edhe më herët dhe të njëjtat nuk janë parandaluar ose raportuar, ndërsa në fund kanë përfunduar me tragjedi”, theksoi kriminologia.

https://www.youtube.com/watch?v=oc1z4jJh254

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter