Çmenduri në Botërorin 2026/ Gjigantët eliminohen shpejt, ja kush po mbetet në garë për kupën

featured
Press Online
30 Qershor 2026, 16:57

Për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni, sportdashësit po ndjekin një raund shtesë me eliminim direkt, atë të 1/16-ave të finales, një risi që ka sjellë menjëherë emocione të forta dhe rezultate surprizë.

Katër ndeshjet e para të kësaj faze kanë prodhuar eliminime të bujshme, duke ndryshuar ndjeshëm panoramën e turneut.

Gjermania i dha lamtumirën kompeticionit pas një dueli dramatik me Paraguain. Pas barazimit në kohën e rregullt, gjithçka u vendos nga pika e bardhë, ku paraguajanët triumfuan 5-4 me penallti.

Të njëjtin fat pati edhe Holanda, e cila u eliminua nga Maroku. Edhe kjo sfidë u vendos nga penalltitë, me marokenët që fituan 4-3 dhe siguruan një vend në fazën tjetër.

Ndërkohë, Kanadaja kaloi me sukses Afrikën e Jugut falë një fitoreje minimale 1-0, ndërsa Brazili bëri detyrën duke mposhtur Japoninë me rezultatin 2-1.

Me këto rezultate, ka nisur të marrë formë edhe faza e 1/8-ave të finales. Sfida e parë e konfirmuar është ajo mes Kanadasë dhe Marokut, dy skuadra që kaluan me sukses provën e parë me eliminim direkt.

Nga ana tjetër, Paraguai pret të mësojë kundërshtarin e radhës, i cili do të dalë nga përballja Francë-Suedi, ndërsa Brazili do të sfidojë fituesin e ndeshjes mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë.

Raundi i 1/16-ave vijon me ndeshje të tjera mjaft interesante.

Programi i ndeshjeve:

E martë, 30 qershor

Bregu i Fildishtë – Norvegjia, ora 19:00
Franca – Suedia, ora 23:00
E mërkurë, 1 korrik

Meksika – Ekuadori, ora 03:00
Anglia – Republika Demokratike e Kongos, ora 18:00
Belgjika – Senegali, ora 22:00
E enjte, 2 korrik

SHBA – Bosnja, ora 02:00
Spanja – Austria, ora 21:00
E premte, 3 korrik

Portugalia – Kroacia, ora 01:00
Zvicra – Algjeria, ora 05:00
Australia – Egjipti, ora 20:00
E shtunë, 4 korrik

Argjentina – Kepi i Gjelbër, ora 00:00
Kolumbia – Gana, ora 03:30
Ky raund historik pritet të sjellë emocione të tjera, ndërsa favoritët do të luftojnë për një vend në çerekfinale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter