Një gol historik në minutat shtesë i dha kualifikimin për herë të parë Kanadasë në 1/8 e Botërorit. Duelin e 1/16-ve të besuarit e Jese Marsch e fituan me rezultatin 1-0 kundër Afrikës së Jugut. Të dy kombëtaret ishin kualifikuar për herë të parë në fazën me eliminim të Botërorit, ndërsa ëndrra e Kanadasë do të vijojë më tej.
Autor i golit vendimtar ishte Eustaqiuo, i cili prishi llogaritë jo vetëm të dy kombëtareve në minutën e 92, por edhe të tifozëve, të cilët u përgatitën për të parë shtesat. Më herët si Kanadaja, por edhe Afrika e Jugut, patën një sërë rastesh për të realizuar, por shpesh mungesa e saktësisë para portës si dhe ndërhyrjet e sakta të portierëve e mbajtën ndeshjen të pazhbllokuar.
Pas kualifikimit historik trajner Jese Marsch i cilësoi futbollistët e Kanadasë si ‘heronj të vendit’. Ai shtoi se ‘fëmijët kanë tashmë një model për të ndjekur’, ndërsa e cilësoi të ardhmen e Kanadasë në futboll si të shndrritshme.
Sfida në Los Angelos pati edhe një detaj interesant, pasi Kanadaja organizatore, u bë vendi i parë që organizon një Botëror dhe luan ndeshjen e saj jashtë territorit. Ndërkohë në 1/8-t Kanadaj do të përballet me fituesin e çiftit Holandë-Marok.







