Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës

featured
Press Online
29 Qershor 2026, 00:53

Babë e bir kanë humbur jetën në fshatin e komunës Maznik së Deçanit, si pasojë e dyshuar e kontaktit me rrymën elektrike, derisa po pastronin një veturë në oborrin e shtëpisë së tyre.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Deçan është njoftuar sot, rreth orës 20:40 nga QKMF-Deçan, se dy persona të lënduar nga rryma janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se viktimat dyshohet se janë goditur nga energjia elektrike gjatë kohës që po pastronin automjetin në oborrin e tyre.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor në emergjencën e spitalit, rreth orës 21:20 është konstatuar vdekja e të dy personave.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente.

Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter