Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Flet Fenomeni Ronaldo: Brazili e ka humbur statusin e favoritit të padiskutueshëm, por mbetet një prej fuqive të mëdha të futbollit

Press Online29 Qershor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Fenomeni Ronaldo vendos të flasë gjerë e gjatë. Ish ylli i futbollit brazilian që në shtator do të festojë 50 vjetorin e tij të lindjes dha një intervistë ekskluzive për të përditshmen franceze ‘L’Equipe’ duke prekur shumë tema duke nisur nga ajo për përfshirjen e Neymar në skuadër në edicionin aktual të Kupës së Botës.

‘Jam krejtësisht në favor të kthimit të Neymar në kombëtare-tha Ronaldo-sepse në grupin aktual nuk shoh asnjë futbollist tjetër me aftësinë e tij për të bërë skuadrën të fitojë një ndeshje. Edhe unë e kam përjetuar rikthimin tim personal në 2002…Shpresoj që paraqitjet e tij t’u mbyllin gojën të gjithë atyre që e konsideruan të mbaruar’.

Më pas Ronaldo foli për Brazilin që nuk e fiton Botërorin prej 24 vitesh.

‘Që një skuadër të shpallet kampione e botës duhet që të gjitha ekipet e tjera të humbasin-shtoi Ronaldo-Brazili e ka humbur statusin e favoritit të padiskutueshëm, por mbetet një prej fuqive të mëdha të futbollit. Fakti që jemi kombëtarja me më shumë tituj botërorë të fituar në histori ushtron një presion të madh mbi brezat e rinj’.

Padyshim që nuk mund të mungonin parashikimet e Fenomenit për këtë edicion të Kupës së Botës.

‘Franca, Spanja dhe Argjentina luajnë një futboll të shkëlqyer dhe janë shumë kompetitive-shtoi Ronaldo-Gjermania është gjithnjë shumë e rrezikshme. Janë rivalet kryesore të Brazilit për titullin’

Legjenda e futbollit brazilian preku edhe temën e pankinës së Francës me Zidane që do të marrë vendin e Didier Deschamps

‘Ka profilin perfekt për këtë rol-tha Ronaldo-ka talentin, eksperiencën, intleligjencën taktike dhe karakterin ideal. Ka qenë shoku i skuadrës që më ka impresionuar më shumë, më i miri që kam pasur. Paraqitja e tij kundër Brazilit në Botërorin 2006? Ishte absolutisht e shkëlqyer. Niveli më i lartë i cilësive teknike që mund të imagjinohet. Më bëri edhe një sombrero…Nuk i fola gjatë ndeshjes, por vetëm në fund kur erdhi në dhomën tonë të zhveshjes. Shumë lojtarë po qanin, kështu që i thashë: ‘Urime, por duhet të shkosh’. Edhe Ronaldinho ka qenë një shok skuadre i shkëlqyer, me një gen me të vërtet unik’.

Në fund, Ronaldo nuk ua kurseu komplimentat Kylian Mbappe dhe Lionel Messit.

‘Kur e shoh Mbappenë të luajë, më kujton veten time kur kam qenë në formën maksimale-tha Ronaldo-është një pre lojtarëve më të mëdhenj të futbollit aktual dhe një trashëgimtar natyral i legjendave të këtij sporti. Messi? Është një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori dhe, edhe aktualisht vazhdon të jetë vendimtar’.

Previous ArticleMessi shkëlqen, por vëmendjen e rrëmben Antonela! Reagimi i saj pas supergolit bëhet viral!
Next Article Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës

Lajme të ngjashme

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin!

19 Nëntor 2026 SPORT

Merr fund makthi që po zgjat pothuajse 1 vit, Medon Berisha sheh fritë në fund të tunelit!

19 Nëntor 2026 SPORT

Tetë vite pas festimit historik me shqiponjë, Shaqiri: Ishte emocion, jo politikë!

19 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në dyshim, Milan e vëzhgon

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.