Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, pas një përleshjeje.
Sipas Policisë, rreth orës 22:50 është raportuar një incident ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, përfshirë Njësinë e Reagimit të Shpejtë dhe hetuesit policorë, ka thënë për Dukagjinin zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Vdekja e tij është konfirmuar më pas nga ekipi mjekësor i Spitalit të Ferizajt.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.







