Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së sotme janë identifikuar katër lidhje ilegale në Hajvali brenda pak orësh.
Sipas kompanisë, aksioni për identifikimin e kyçjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit po vazhdon, ndërsa Hajvalia dhe Veterniku vazhdojnë të prijnë për numrin e lidhjeve ilegale.
KRU “Prishtina” bën të ditur se gjatë vitit 2025 janë identifikuar dhjetëra lidhje ilegale, ndërsa i njëjti trend po vazhdon edhe gjatë vitit 2026.
Kompania thekson se çdo kyçje ilegale dëmton rrjetin e ujësjellësit dhe rëndon furnizimin me ujë për të gjithë konsumatorët.







