Vdes në QKUK shtetasi turk që u lëndua në një aksident në Prishtinë

featured
Press Online
27 Qershor 2026, 08:42

Një shtetas i Republikës së Turqisë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 9 qershor në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa më 26 qershor ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion teksa rasti është në procedurë hetimore.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter