Shtëpia botuese DUKAGJINI prezanton tekstet shkollore dhe pakon e plotë të materialeve mësimore për klasat 1-9

featured
Press Online
26 Qershor 2026, 16:56

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë mësimdhënësit që t’i shfletojnë dhe t’i shkarkojnë librat dhe materialet mësimore të përgatitura për vitin e ri shkollor 2026/27.

Të qasshme janë: librat bazë, fletoret e punës, libri i mësimdhënësit/es, si dhe planet mësimore vjetore, dymujore, javore, ditor dhe materialet e tjera ndihmëse.

Linku për klasat 1-5:
https://dukagjinigroup-my.sharepoint.com/:f:/p/librat/IgDeCgobRhn7S5tgLmY-WdCMAdbhBmAdl2EvGb3yAsnXwww?e=Ab6ZZh

Linku për klasat 6-9:
https://dukagjinigroupmy.sharepoint.com/:f:/p/librat/IgDmBhO_5G8VQ4Rurtdh1e4KATVMYkvv1_19KRclLcczeUY?e=lzAM4m

Tekstet shkollore të prezantuara nga shtëpia botuese “Dukagjini” janë të aprovuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe mbulojnë klasat nga e para deri në të nëntën. Ato janë hartuar nga ekspertë të fushës, si dhe janë përshtatur me kërkesat e Kurrikulës dhe me nevojat e nxënësve të sotëm.

Materialet karakterizohen nga përmbajtje e qartë dhe e strukturuar, ilustrime tërheqëse, aktivitete kreative dhe ushtrime që nxisin të menduarit kritik dhe të nxënit aktiv.

Për secilën lëndë, tekstet përfshijnë librin bazë, fletoren e punës, librin e mësimdhënësit/es dhe materiale audio për lëndët përkatëse. Gjithashtu, çdo lëndë shoqërohet me pakon e planeve mësimore, duke përfshirë plane ditore, javore, mujore dhe vjetore.

Risi për këtë vit për klasat 1-5 janë edhe pakot e aktiviteteve mësimore për bukurshkrim, lojëra mësimore dhe artet.

“Mrekullia e Shkronjave” – pako e bukurshkrimit për klasat 1, 2 dhe 3, e cila përfshin aktivitete, ushtrime dhe materiale të përzgjedhura për zhvillimin e bukurshkrimit.

“Artistët e Vegjël” – pako për artin figurativ dhe artin muzikor për klasat 1, 2, 3, 4 dhe 5, me aktivitete dhe materiale që nxisin imagjinatën, krijimtarinë, të shprehurit artistik dhe zhvillimin e aftësive artistike dhe muzikore.

“Luajmë dhe Mësojmë” – pakoja e lojërave atraktive që ndërlidhen me lëndët mësimore të ciklit 1-5.

Në dispozicion do të jetë edhe Ditari Personal i Mësimdhënësit i rishkuar, si mjet praktik për përcjelljen e progresit dhe për vlerësimin sistematik të nxënësve.

Po ashtu, nga shtëpia botuese “Dukagjini” ofrohet edhe Pakoja e Vlerësimit për klasat 1-5, e cila përfshin teste, projekte, aktivitete ndërlëndore, eksperimente, diktime dhe ushtrime.

Njoftojmë mësimdhënësit se këtë vit do të ofrohen edhe pakot e reja të vlerësimit për klasat 6-9, të cilat mbështesin vlerësimin e vazhdueshëm dhe punën e mësimdhënësve në të gjitha lëndët mësimore.

Para fillimit të vitit shkollor, të gjithë mësimdhënësit do të njoftohen për mënyrën e pajisjes me të gjitha materialet përcjellëse.

Për çdo paqartësi ose vështirësi në qasjen e materialeve, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

Shtëpia botuese “Dukagjini” mbetet partner i mësimdhënësve për arsim cilësor dhe përgatitje sa më të mirë të nxënësve për të ardhmen.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter