Sali: Mund ta çojmë deri në fund mandatin 4 vjeçar

featured
Press Online
24 Qershor 2026, 22:24

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali në emisionin “Analizë” në TV 24 ka thënë se rezultatet në zgjedhjet lokale treguan se një vit e gjysmë nga qeverisja e VLEN-it, ka trend rritjeje, “tani jemi një parti dhe pas bashkimit shihet ajo energji pozitive ndaj mbështetjes së politikave tona”.

Ai thotë se po përmbushen disa premtime ndaj qytetarëve, si në pjesën e koalicionit qeveritar ashtu edhe në VLEN. Ai nuk pret që opozita të japë notë kaluese për qeverisjen e tyre.

“Rezultatet në zgjedhjet lokale tregojnë se një vit e gjysmë nga qeverisja e VLEN-it ka trend rritjeje, tani jemi një parti dhe pas bashkimit shihet ajo energji pozitive ndaj mbështetjes së politikave tona. Kemi qeveri stabile, realizohet programi punojmë në atë që është premtuar, nuk ndjejmë ndonjë krizë në politikat brenda koalicionit, mund ta çojmë deri në fund mandatin 4 vjeçar”, ka thënë Sali.

Numri i komunave është shumë më i madh se sa partitë opozitare, dhe vlerëson se është realizuar fitore bindëse në disa komuna që në raundin e parë.

“Qytetarët kanë votuar, zgjedhjet lokale ndahen nga ato parlamentare dhe nuk mund t’i emërtojmë si partiake”, ka thënë zëvendëskryeministri Sali, derisa u pyet nëse janë ndihmuar në zgjedhjet lokale nga ana e partnerit të tyre, VMRO-DPMNE.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter