Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Nuk reshtin polemikat në Botërorin 2026, Spence nuk shtrëngon duart përpara sfidës Angli-Ganë!

Press Online24 Qershor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në Botërorin 2026 shpërtheu një çështje e re. Që nga mbrëmja e së martës, në rrjetet sociale dhe në të gjithë mendian e botës po qarkullojnë imazhet e startit të ndeshjes mes Anglisë dhe Ganës, ku në ritualin klasik të shtrëngimit të duarve mes futbollistëve të skuadrave, spikat një lojtar anglez që duket se refuzon të bëjë një gjest të tillë me një nga kundërshtarët e tij.

Çfarë ndodhi? Protagonistët e kësaj historie janë Djed Spence dhe Thomas Partey. Mbrojtësi i Tottenham, në ndeshjen e tij të 8 me kombëtaren angleze e mban dorën në xhep kur Partey i kalon pranë duke i mohuar kështu përshëndetjen. Mesfushori i Villarreal mbeti i habitur për çfarë ndodhi dhe i hodhi një shikim të shkurtër përpara se të vijonte.

Akuzat

Sipas medias ndërkombëtare, duket se shkak për vendimin e Spence janë çështjet gjyqësore ku është përfshirë Partey. Mbi këtë të fundit rëndojnë 7 akuza për përdhunim dhe një për dhunë seksuale pas denoncimeve të bëra nga 4 gra të ndryshme në periudhën 2020-2022. Ganezi, që gjithnjë e ka deklaruar veten të pafajshëm do të duhet të përballojë procesin gjyqësor vitin e ardhshëm në Southëark Croën Court. Për shkak të dosjes së hapur ndaj tij, mesfushori u detyrua të mos e luajë ndeshjen e parë ndaj Panamasë, pasi autoritetet kanadeze nuk e lejuan hyrjen në vend të tij. Një çështje që duket se ka lënë shenjë edhe te tifozët angleze që në sfidën e zhvilluar Partey në çdo prekje të topit nga ana e tij

Precedentët.

Kjo situatë nuk është aspak e re në botën e futbollit. Në 2012, në Premier League, sulmuesi i Liverpool, Luis Suarez refuzoi të shtrëngojë duart me Patrice Evra të Manchester United për shkak të një skualifikimi të mëparshëm prej 8 ndeshjesh të dhënë ndaj uruguajanit për fyerje raciste ndaj francezit. Ndërsa në Itali, rasti më i bujshëm është ai i shtatorit të 2014 mes Mauro Icardit dhe Maxi Lopez. Në sfidën mes Sampdorias dhe Interit, sulmuesi zikaltëri i zgjati dorën Lopez me këtë të fundit refuzoi të shtrëngojë për shkak të ndarjes me Wanda Nara me këtë të fundit që kishte nisur një lidhje dashurie me Icardin.

Previous ArticleLDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Next Article Lekaj: AAK s’bëhet “patericë” e Kurtit, nuk hyn në qeveri me VV-në

Lajme të ngjashme

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin!

19 Nëntor 2026 SPORT

Merr fund makthi që po zgjat pothuajse 1 vit, Medon Berisha sheh fritë në fund të tunelit!

19 Nëntor 2026 SPORT

Tetë vite pas festimit historik me shqiponjë, Shaqiri: Ishte emocion, jo politikë!

19 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në dyshim, Milan e vëzhgon

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.