Qeveria në detyrë mblidhet sot, në rend dite 14 pika

featured
Press Online
24 Qershor 2026, 08:01

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të 25-të më 24 qershor, në orën 09:00.

Në rendin e ditës janë paraparë 14 pika, që përfshijnë një sërë vendimesh nga fusha të ndryshme institucionale, përfshirë çështje buxhetore, shpronësime, si dhe vendime nga sektori i drejtësisë.

Rendi i ditës: 

  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e ekstrakteve të procesverbaleve dhe të transkripteve të mbledhjeve 19 dhe 20 dhe ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve 21, 22, 23 dhe 24 elektronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e qiradhënies sipas kërkesës së Agjencisë Pyjore e Kosovës/Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje prej 15 vitesh për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror, zona kadastrale Seqisht, Komuna Hani i Elezit (ZKM)
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit në 4 (katër) projekte kapitale të reja në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe kryetarët e komunave përkatëse (MIT)
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në 4 (katër) projekte kapitale në përputhje me 4 (katër) marrëveshjet për mbështetje financiare për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i MAPL-së dhe kryetarët e komunave përkatëse (MAPL)
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e ekzekutimit të Rregullores për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike në sistemin e caktimit të avokatëve, sipas detyrës zyrtare (ex officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente (MD)
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e ekzekutimit të aktit administrativ mbi lartësinë e shpenzimeve për regjistrim të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente (MD)
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit (MD)
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në pajtim me marrëveshjet e mirëkuptimit për bashkëfinancim të projekteve të nënshkruara nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kryetarët e komunave (MZHR)
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Sanimi i rrëshqitjes në rrugën Hani i Elezit–Gorancë (MMPH)
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Rehabilitimi i rrugës rajonale R112, segmenti Gjonaj–Bishtazhin (MMPH)
  • Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e furnizimit dhe instalimit të një gjeneratori të ri në Burgun e Sigurisë së Lartë (MF)
  • Shqyrtimi i kërkesës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava” (MF)
  • Shqyrtimi i nismës për lidhjen e marrëveshjes së grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për KOMPAS – Projekti i Qasjes Gjithëpërfshirëse të Kosovës për Forcimin e Sistemit Shëndetësor (MF)
  • Të ndryshme

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter