Janevska: Për të tretin vit me radhë sigurohet furnizimi dhe shpërndarja në kohë e teksteve shkollore

featured
Press Online
23 Qershor 2026, 13:49

Për të tretin vit radhazi, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës sigurojnë furnizimin dhe shpërndarjen në kohë të teksteve shkollore për të gjithë nxënësit. Këtë vit procesi ka filluar edhe më herët krahasuar me dy vitet e kaluara, ndërsa është i pakrahasueshëm me shtatë vitet e mëparshme të Qeverisë së kaluar, kur, besoj se do të kujtoni, se në disa vite nuk kishte fare tekste shkollore të shtypura, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit në Maqedoni.

“Vlerësoj se më në fund kemi sistem të qëndrueshëm për furnizimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore dhe se kjo çështje, të cilën e trashëguam të pazgjidhur, është zgjidhur tashmë. Mori kohë, por ishte e domosdoshme ta tejkalonim, si dhe çdo problem tjetër që e hasëm. Si Qeveri dhe si Ministri, vazhdojmë të fokusohemi në aspekte të tjera të arsimit, në drejtim të ngritjes së cilësinë e procesit edukativo-arsimor”, deklaroi Janevska.

Ministrja theksoi se këtë vit u organizuan trajnime për shërbimet shkollore për plotësimin e rregullt të aplikacionit elektronik për porositjen e teksteve shkollore dhe shkollat e kryen me sukses pjesën e tyre.

Komplete tërësisht të reja të teksteve shkollore për klasat nga e para deri në të tretën, në tirazh prej rreth 250 mijë ekzemplarë, u siguruan dhe u dorëzuan gjatë muajit prill. Gjatë sigurimit të të njëjtëve, në periudhën dyvjeçare janë kursyer rreth 45 milionë denarësh, si rezultat i çmimeve më të ulëta të arritura gjatë shtypjes.

“Gjatë ditëve në vijim do të fillojë edhe shpërndarja e teksteve shkollore për klasat e katërta dhe klasat më të larta në arsimin fillor dhe të mesëm. Porositë janë bërë, tekstet shkollore po shtypen për të gjitha lëndët, përfshirë edhe tekstet në të gjitha gjuhët e huaja, të cilat nuk ishin viteve të fundit, ndërsa nga viti i kaluar janë në dispozicion. Përjashtim do të bëjnë tekstet shkollore për klasën e nëntë dhe për vitin e tretë të arsimit të mesëm, sepse në këto klasa, në përputhje me planin etapues për reformimin e sistemit arsimor, është paraparë që vitin e ardhshëm të hartohen programe të reja mësimore dhe, në përputhje me to, edhe tekste të reja shkollore”, deklaroi Janevska.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter