Ikona italiane Vespa feston 80-vjetorin edhe në Prishtinë!

featured
Press Online
22 Qershor 2026, 23:08

Ventoro Motors solli në Kosovë atmosferën e veçantë të 80-vjetorit të Vespa-s, duke mbledhur bashkë adhurues të kësaj ikone italiane, përfaqësues të komunitetit Vespa dhe mysafirë të shumtë në një ngjarje të mbushur me stil, histori dhe pasion për dy rrota.

Gjatë festës u prezantuan modelet e reja Vespa 2026, modelet speciale të krijuara për 80-vjetorin e markës, si dhe edicioni i kufizuar Limited Edition Vespa Horse, i cili tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me dizajnin dhe karakterin e tij unik.

Ngjarjes iu bashkua edhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, i cili mbajti fjalim për këtë përvjetor të rëndësishëm, së bashku me ambasadoren e Vespa-s në Kosovë. Prania e tyre i dha festës një dimension edhe më të veçantë, duke theksuar lidhjen mes stilit italian, kulturës dhe komunitetit që Vespa ka ndërtuar ndër vite.

Ngjarjes iu bashkua edhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, i cili mbajti fjalim për këtë përvjetor të rëndësishëm, së bashku me ambasadoren e Vespa-s në Kosovë. Prania e tyre i dha festës një dimension edhe më të veçantë, duke theksuar lidhjen mes stilit italian, kulturës dhe komunitetit që Vespa ka ndërtuar ndër vite.

” alt=”” width=”2000″ height=”2664″ data-rm-shortcode-id=”962c4341730bdbd2276ba29d6e1af728″ data-rm-shortcode-name=”rebelmouse-image” data-runner-src=”https://telegrafi.com/media-library/image.jpg?id=66985825&width=980″ /> Foto: Ventoro Motors/ Facebook

Pjesë e festës ishin edhe anëtarë të komunitetit Vespa dhe Vespa Fanatics, të cilët sollën energjinë dhe dashurinë e tyre për markën. Nga modelet klasike deri te gjenerata më e re, çdo Vespa tregonte një pjesë të historisë së saj 80-vjeçare.

Në kuadër të ngjarjes u organizua edhe një giveaway me Vespa merchandise për të pranishmit, ndërsa momenti simbolik i prerjes së tortës shënoi kulmin e festës.

” alt=”” width=”2000″ height=”2664″ data-rm-shortcode-id=”13053cda09592b7e76c1779f89728842″ data-rm-shortcode-name=”rebelmouse-image” data-runner-src=”https://telegrafi.com/media-library/image.jpg?id=66985827&width=980″ /> Foto: Ventoro Motors/ Facebook

Me këtë ngjarje, Ventoro Motors shënoi jo vetëm një përvjetor të rëndësishëm, por edhe vazhdimësinë e një historie që prej dekadash lidhet me stilin, lirinë dhe emocionin mbi dy rrota.

80 vite histori. 80 vite stil. 80 vite Vespa.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter