Policia: Nuk u gjet asgjë e dyshimtë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, rasti cilësohet lajmërim i rrejshëm

featured
Press Online
22 Qershor 2026, 23:49

Pas raportimeve për një mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se pas kontrolleve të detajuara nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet kompetente kanë dalë në terren dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për verifikimin e rastit.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, deklaroi Ahmeti.

Ajo shtoi se hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit, i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter