Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar pas rrëzimit nga një trotinet elektrik në Gjilan, para rreth dy javësh.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më 8 qershor 2026, rreth orës 13:10, në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan, kur i mituri ishte rrëzuar nga trotineti elektrik dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Ai po trajtohej në QKUK.
“Me 20.06.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar-fëmijë, i cili ishte i lënduar rëndë pasi ishte rrëzuar nga trotineti elektrik, sot kishte ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve.







