Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rënie të re për ditën e diel, sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT).
Nafta (dizel) është caktuar në 1.39 euro për litër.
Ndërkohë, benzina do të shitet me 1.33 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.







