Stuhi të forta goditën të mërkurën shtetin e Illinois në SHBA, duke shkaktuar probleme të mëdha dhe daljen nga shinat të një treni pranë qytetit të Monmouth, pa u raportuar të lënduar.
Pamjet e filmuara me dron tregojnë shumë vagona të përmbysur në fusha, ndërsa dy linjat kryesore hekurudhore duken të bllokuara.
Ekipet e emergjencës dhe të mirëmbajtjes ndodhen në zonë për të larguar mbeturinat, për të riparuar shinat dhe për të rikthyer funksionimin normal të linjës hekurudhore.
🚆 Train derails following severe storms in Illinois, US
🌪️ Several rail cars were forced off the tracks, with some ending up scattered across nearby farm fields pic.twitter.com/k3oCQFDKQH
— Anadolu English (@anadoluagency) June 19, 2026
Stuhitë shkaktuan gjithashtu dëme në qendrën e qytetit të Monmouth. Një pjesë e një çatie u shkëput nga era dhe u hodh në ajër, duke shpërndarë mbeturina përreth.
Po ashtu, u raportuan probleme me furnizimin me energji elektrike, duke lënë më shumë se 6.000 persona pa energji.
Kompania e shpërndarjes së energjisë konfirmoi se erërat e fuqishme dëmtuan shumë linja elektrike.
/vizionplus.tv







