Lotët e Messit pas tripletës në ndeshjen kundër Algjerisë/ Zbulohet drama personale që e preku aq shumë

featured
Press Online
18 Qershor 2026, 16:00

Lotët e Lionel Messit u bënë çështje pas ndeshjes me Algjerinë, ku argjentinasi arriti të realizonte një “tripletë”. Pas ndeshjes, ai deklaroi se kishte qarë për një arsye personale që nuk kishte lidhje me futbollin, ndërsa së fundmi në Argjentinë janë zbuluar detaje mbi shkakun e këtij emocioni të fortë.

Sipas raportimeve, arsyeja lidhet me gjendjen shëndetësore të babait të tij, Jorge Messi, i cili rreth një muaj më parë ka shfaqur shenja të një sëmundjeje që, sipas burimeve, është përkeqësuar kohët e fundit. Për këtë arsye, ai nuk ka udhëtuar në SHBA me të birin.

Në intervistën pas ndeshjes, Messi ka falënderuar stafin e kombëtares së Argjentinës për mbështetjen në këtë periudhë të vështirë familjare. Jorge Messi njihet gjithashtu si personi që e ka mbështetur vendimin e tij të hershëm për t’u transferuar në moshën 13-vjeçare te Barcelona në Katalonjë.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter