Kryeparlamentari Gashi takon ambasadorin suedez Sollström: Eurointegrimet dhe reformat mbeten prioritet

featured
Press Online
17 Qershor 2026, 14:45

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Suedisë në vend, Ola Sollström, ku në fokus të bisedimeve kanë qenë procesi eurointegrues, reformat dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gashi njoftoi se gjatë takimit u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për avancimin e dialogut dhe përmbushjen e reformave që e afrojnë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Biseduam për procesin eurointegrues, reformat dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Rikonfirmuam përkushtimin tonë për avancimin e dialogut dhe përmbushjen e reformave që e afrojnë vendin drejt Bashkimit Europian”, theksoi Gashi.

Sipas tij, në takim është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale në Kuvend, rëndësinë e llogaridhënies ndaj qytetarëve, si dhe për iniciativa të përbashkëta që synojnë promovimin e vlerave evropiane te të rinjtë.

“Diskutuam për zhvillimet aktuale në Kuvend, për rëndësinë e llogaridhënies ndaj qytetarëve, si dhe për iniciativa të përbashkëta që promovojnë vlerat europiane te të rinjtë”, u shpreh kryeparlamentari.

Një moment i veçantë i takimit, sipas Gashit, ishte edhe ftesa nga ambasadori suedez për t’iu bashkuar “Team Sweden” gjatë Kampionatit Botëror.

“Një gjest i bukur miqësie që dëshmon afërsinë e marrëdhënieve tona dhe vlerat që ndajmë si partnerë dhe miq”, përfundoi Gashi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter