Videolotaria realizoi aksionin tradicional të dhurimit të gjakut

featured
Press Online
17 Qershor 2026, 10:05

Në prag të Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut, Videolotaria Casinos Austria vazhdoi misionin e saj humanitar, duke realizuar aksionin e 26-të të dhurimit të gjakut. Aksioni u mbajt në hapësirat e Institutit për Mjekësi Transfuzionale në Shkup.

Aksioni i dhurimit të gjakut është shndërruar në një traditë të bukur dhe të njohur, të cilën e kultivon kolektivi i Videolotaria Casinos Austria, ku një pjesë e madhe e të punësuarve marrin pjesë edhe individualisht dhe mbështesin iniciativa humanitare. Me këtë, kompania kontribuon në mënyrë aktive në shpëtimin e jetëve njerëzore dhe në promovimin e kulturës së solidaritetit dhe humanizmit.

Përfitimet nga dhurimi i gjakut janë të shumta. Përveç faktit që në mënyrë të drejtpërdrejtë shpëtohen jetë njerëzish, dhurimi i gjakut nxit edhe ripërtëritjen dhe rigjenerimin e organizmit. Për më tepër, personat që dhurojnë gjak vullnetarisht dhjetë herë, fitojnë të drejtën për trajtim mjekësor falas.

Më 14 qershor, bota shënon Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, datë e zgjedhur me rastin e lindjes së Karl Landsteinerit, shkencëtarit pa të cilin mjekësia moderne nuk do të ishte ajo që është sot. Në vitet 1900 dhe 1901, Landsteiner kreu hulumtime sistematike të serumeve dhe arriti të identifikojë grupet e gjakut A, B dhe 0, duke zbuluar se transfuzioni ndërmjet grupeve të papajtueshme të gjakut shkakton hemolizë, përkatësisht shkatërrim të eritrociteve. Më vonë, ai dhe bashkëpunëtorët e tij zbuluan edhe faktorin rezus (Rh), me çka sistemi i klasifikimit u kompletua. Për këtë zbulim, Landsteiner në vitin 1930 mori Çmimin Nobel për Mjekësi, ndërsa sot konsiderohet si babai i transfuzionologjisë. Dita Botërore në nder të tij shënohet që nga 14 qershori i vitit 2004.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter